|
|
Asambleja KomunaleKuvendi Komunal është organi më i lartë përfaqësues i pushtetit në Komunë, i cili ushtron funksionin e pushtetit lokal të përcaktuar me këtë Statut. - Kuvendi Komunal nxjerr Statutin (kliko ketu per ta shkarkuar) dhe e ndryshon atë nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Statuti rregullon realizimin e përgjegjësive të Komunës ashtu siq është përcaktuar. Vendimi për nxjerrjen apo ndryshimin e Statutit aprovohet me votimin “për” të më shumë se dy të tretave (2/3) të anëtarëve prezentë që votojnë në mbledhjen, në të cilën shqyrtohet propozimi. - Kuvendi Komunal i miraton Rregullat e Procedurave dhe mund t’i ndryshojë ato nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Rregullat e procedurave duhet të sigurojnë udhëheqjen dhe kontrollin, duke përfshirë kontrollin efikas financiar të administratës së Komunës. Vendimi për miratimin apo ndryshimin e Rregullave të Procedurave aprovohet me votimin “për” të më shumë se gjysmës së anëtarëve prezentë që votojnë në mbledhjen, në të cilën propozimi shqyrtohet. - Kuvendi i Komunës nuk mund të delegojë kompetencën e vet për marrjen e vendimeve lidhur me: a) aprovimin e buxhetit, b) aprovimin e çështjeve të tjera financiare, që sipas Statutit dhe Rregullave të Procedurave i janë lënë Kuvendit, c) kompenzimet për anëtarët e zgjedhur, d) raportin vjetor, e) miratimin, ndryshimin dhe anulimin e akteve lokale, f) krijimin e Komiteteve që përcakton Statuti, g) emërimin e Drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të Komunës, h) emërimin e Zyrtarit të Lartë Ekzekutiv, i) emërimin e Bordit të Drejtorëve, j) nivelin e pagesave dhe çmimeve, k) krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekorimeve dhe titujve të nderit, l) emërtimin dhe riemërtimin e venbanimeve, rrugëve, vendeve të tjera publike.Vendimi për emërtim apo riemërtim të çfardo sheshi,rruge apo vendi tjetër publik,duhet të miratohet së paku nga 2/3 e anëtarëve të Kuvendit Komunal. m) bërjen e planeve dhe marrëveshjeve. - Kuvendi Komunal mund të delegojë autorizimin lidhur me nxjerrjen e ndonjë vendimi, një Komiteti të Kuvendit, Kryetarit apo Kryeshefit Ekzekutiv. Kuvendi i Komunës autorizimin e deleguar mund ta revokojë në çdo kohë. Një autorizim i deleguar mund të delegohet edhe më tej brenda autoritetit të caktuar me këtë Statut. - Emërton drejtorët ose përgjegjësit e ndërmarrjeve dhe institucioneve që kryejnë punë dhe shërbime me interes për komunën |
Informacionet
![]() |