Fjala e kryetarit

 

 
 
Të nderuar Qytetarë të Komunës së Istogut,
 
Është nderë për mua që më keni besuar postin e kryetarit të komunës së Istogut. Tani, unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë e marra. Në komunën tonë janë kryer shumë punë por kanë mbetur edhe shumë aktivitete të tjera për t’u bërë. Unë, së bashku me bashkëpunëtorët e mi dhe me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, pavarësisht përkatësisë nacionale, bindjeve politike e religjioze, jam i gatshëm që së bashku të punojmë për të vetmin qëllim, komunën e Istogut ta bëjmë edhe më të mirë dhe me më perspektivë.  
Unë, besoj fuqishëm, në përkrahjen dhe ndihmën tuaj, sepse qëllimi im dhe i Juaji është i njëjtë, duam që qytetari i komunës sonë të jetë i kënaqur me shërbimet që ne do ti sigurojmë për një mirëqenie sa më të mirë.
 
Strategjia zhvillimore e komunës garanton një të ardhme shumë më të mirë, shërbime cilësore në të gjitha fushat që konsiderojmë se janë vitale për qytetarët tanë.
 
Me përkrahjen Tuaj, ne do t’ia dalim.
 
Prandaj, së bashku, le të ecim drejt sukseseve të reja!