|
|
KulturaKULTURA NË KOMUNËN E ISTOGUT Në kuadër të Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë funksionon shtëpia e kulturës në Istog, ku brenda kësaj shtëpie të kulturës funksionojnë: Muzeu Arkeologjik, Biblioteka e Qytetit, Qendra Rinore, Salla e manifestimeve,salla për vallzim SHKA “Selman Kadrija”, Biblioteka në Banjë dhe Biblioteka në Gurrakoc.
Sektori për Kulturë kryen aktivitete kulturore si shënimin e datave kombëtare dhe ndërkombëtare, si :
-Shënimin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
-Shënimin e 28 Nëntorit
-Shënimin e Ditës së Çlirimit të Istogut
-Shënimin e Ditës së Evropës,
-Shënimin e Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut
-Mbajtja e Orëve Letrare
-Shfaqja e Ekspozitave me punime të nxënësve
-Projektin e përmbledhjes së librit tashmë tradicionale me krijime të nxënësve të shkollave tona
-Organizimi i projektit të Miss dhe Mister Istogut.
VLERAT E TRASHIGIMISË SË KULTURËS MATERIALE NË KOMUNËN E ISTOGUT
Vlerat e trashigimisë të kulturës materijale janë të numërta në komunën e Istogut. Në projektin e inventarizimit të trashigimisë kulturore të komunës së Istogut, të kryer në periudhën nëntor-dhjetor 2002, janë evidentuar objektet arkitektonike autoktone: kullat 72 sish, mullinjtë më ujë si objekte të teknolgjisë së bluarjës së drithit, të cilat janë të numëta në komunën tonë, objektet fetare-8 xhami, 3 mejtepe dhe 3 kisha ortodokse, një Urë e Gurit arkitektonikë osmane në fshatin Zallç dhe 11 vendgjetje arkeologjike. Kullat-janë objekte arkitektonike autoktone. Në Istog gravitojnë 73 kulla, prej tyre 15 janë tri katëshe ( dy të rrenuara pas lufte), ndërtimi i tyre zënë fill në shekullin 18 dhe përfundon kah shekulli 20. Konstruktoret e kullave ishin ustallarët dibranë. Materijali i ndërtimit është gur gelqeror i cili ishte i bollshëm pranë masivit shkembor të Bjeshkve të Thata. Në një numër kullash, si materijal ndërtimor përdorej edhe mermeri, për ndërtimin e elementeve arkitektonike dhe skalitjet dekorative si dhe për qoshet e kullës (kulla e Avdurrahman Ramë Kajtazit-Lubovë). Kulla është godinë e formës katrore më dimenzione 9 x 9 metra, 10 x 10 metra dhe 11 x 11 metra, lokalizimi i saj hapësinor është veri-jug, është përdorur si objekt banimi i familjeve të numërta patriarkale. Më kulla është lidhur ngusht historia e jonë kombëtare. Kulla ka qenë Parlament i Shqiptarve, ka qenë vatër e organizimit politik të shqiptarve, vend i mbajtjës së ceremonive mortore, por edhe i ahengjeve, ka qenë arenë e përleshjeve më armiqët shekullor, ku populli shqiptarë ka bërë rrezistencë të armatosur për të qendruar në vatrat e veta shekullore. Gjykuar nga sa u tha, kulla është emblemë e arkitektonikës autoktone shqiptare, prandaj ajo ishte në shënjestër të ekspeditës zjarrvenëse të soldateskës serbe dhe në mënyrën më vandale kullat u dogjën, në një masë 95 përqind në harkun kohor prill-qershor 1999.
Kullat më markante trikatshe, të cilat për nga vlerat arkitektonike nuk janë inferiore ndaj atyre të Dukagjinit, janë: Kulla e Lash Ukës në Kaliqan, Kulla e Avdurrahman Ramë Kajtaazit në Lubovë, Kulla e Imer Buleshkaj, dhe Kulla e Halil Dervish Sylës, në Istog i Poshtëm, kulla e Jah Muzliukës, në Uçë, kulla e Bashor Pren Gegës, në Gurrakoc, kulla e Rexhë Fetahut, në Gurrakoc (ishte burg në kohën e Austro-Hungarisë më 1916), kulla e Selim Zenun Shatrit, në Tomoc që edhe sot është e banuar.
Mullinjtë më ujë- janë objekte të teknologjisë për bluarjën e drithit. Kjo zeje ka histori të hershme që nga iliret. Mulliri I parë në Istog ishte I ndërtuar fare praën burimit potent të ujit, 150 metra, më 1520, I njohur si Mulliri I Grijajve, kurse përgjatë rrjedhës të lumit Istog, ishin të ndërtuar 36 mullinjë. Ndër mullinjët më popullor të cilet bluanin për Podgur dhe Drenicë, ishte mulliri I Idriz Sak Bytyçit më pesë gur, më kapacitet ditor 1200 kilogram drith. Pastaj vjen poaq popullor mulliri I Niman Shaban Sadikaj më pesë gur.
Poashtu, përgjatë rrjedhës së Tedelit (në Vrellë), ishin të ndërtuara 15 mullinjë. Poashtu të numërt ishin edhe në Lubozhdë, Tomoc, Gurrakoc, Shushicë dh Uçë.
Ndër mullinjët më të vjetër të komunës konsiderohet edhe mulliri i Pren Palokës, në Gurrakoc, më pesë gurë, i cili shërbeu për katër breza më radhë i ndërtuar më 1695.
Mullintë, të cilët aktualisht janë aktiv janë të pakët por gjithësesi të rëndsishëm për ruajtjen e kësaj zeje, e që ekskluzivisht përedoren për bluarjën e misrit, mulliri i motel “Trofta”, më dy gur në Istog, mulliri i Ibish Arifajt, në Istog të Poshtëm, mulliri i Qelë Shaban Bicaj, në Vrellë, mulliri i Mazdo Hajdarpashiqit, në Carrallukë.
Është unikale një sharrë më ujë për latimin e drurit në Vrellë, në pronësi të Qel Bicajt.
![]() Objektet fetare-Xhamia e Istogut, e ndërtuar më 1730, e ka ndërtuar Mulla Kurta, e bombarduar dhe e djegur nga soldateska serbe në qershor 1999. Pas luftës e restauruar.
Xhamia e Mehmet Akif Arsoit( Mulaj i fisit Gash, i lindur në Stamboll, ai e ka ndërtuar këtë xhami, në shenjë të paradhssve të tij, rrespektivisht nga i cili fshat e ka përardhjen babai i tij Tahir Haradin Mulaj. Xhamia është ndërtuar në vitin 1897, muret e së cilës egzistojnë edhe sot në Shushivë e djegur gjatë luftës së fundit.
Xhamia e Uçës dhe mejtepi pranë saj, pastaj xhamia e Vrellës, e Studenicës , e Kaliqanit, xhamia dhe mejtepi në Tomoc, xhamia në Trubuhovc, mejtepi në Zabllaq.
Ndër kishat ortodokse janë: kisha e Gorioqit, kisha e Cerkolezit dhe kisha e Lubovës.
![]() Ura e vjetër e Gurit në Zallç, është e ndërtuar në vitin 1695, ka gjatësi prej 82,45 metra, gjërsi 4,72 metra, më 13 harçe çemer, e punuar nga guri gelqeror e lidhur më harason e shtruar më kalldrem gurësh.
Istogu si komunë, është mjaft i pasur edhe më vlera arkeologjike.
Vendgjetjet arkeologjike shtrihen në rrypin e nënbjeshkës së Bjeshkëve të Thata, duke filluar nga lindja e në Perendim.
Harta Arkeologjike e Istogut do të dukej kështu:
-Syriganë (Suhogerll), vendbanim ilir i kohës së neolititit- koha e re e gurit-më emërin “gjyteti”.
-Cerkolez-lokaliteti antik të kisha,
-Shushucë-gjurmë të civilizimit antik,
-Synë-reliktet e mureve të një qyteti antik, nën Qukën e Madhe.
-Istog-gjurmë të civilizimit antik, ana e djathtë e përroi të Bollovonës.
-Cërcë-tuma ilire, mure gjigante më pikankorime për lidhjen e mjeteve të lundrimit.
-Lubozhdë-lokaliteti antik “Gradina”,
-Vrellë-vendbanimi ilir “Krye”,
-Studenicë-kishë paleokristiane shqiptare e shekullit 4-5 era e jonë,
-Kaliqqan-vendgjetje arkeologjike “gjyshkoka”,
-Orrobërdë-varrezat e Kerrmi Tatarhanit (që nga sundimi otoman),
-Banja (e njohur si “Ilixhë), lokaliteti i “Onix-it”, i njohur për tumen ilire-varrezë e familjeve fisnike ilire në të cilën janë gjetur përkrenare ilire të punuara nga bronzi, shpata e mbretit ilir, shtamba, por edhe stoli të argjentit të princeshës ilire.
-Bajica- kompleks arkeologjik i tumave të nëndheshme.
Vendgjetjet arkeologjike dëshmojnë për autoktonin tonë për të cilën kemi fakte të sigurta që nga mesjeta e deri në neolit. Prandaj e konsiderojmë së ekspeditat arkeologjike do të hedhin më shumë dritë në këtë pohim.
Podguri, si trevë e veqantë etnografike është i begatshme më vlera të kulturës materijale, prandaj, ne kemi bërë kolekcionimin e eksponateve më vlera antike, të cilat janë mbledhë dhe sistemuar në lokalet e Pallatit të kulturës “Adem Jashari”në Istog, të cilat mund të shifen çdo ditë.
|
Informacionet
![]() |