Kryetari i Komunės, raporton mbi Punėn e Organeve Komunale pėr gjashtė mujorin e pare

 

Në ambientet e sallës së kuvendit komunal, është mbajtur mbledhja e radhës në të cilën u shqyrtuan pikat e rendit të ditës që paraprakisht u aprovuan nga këshilltarët.
Raporti i Kryetarit  mbi punën e organeve komunale për periudhën gjashtë mujore të vitit 2010, ishte një ndër pikat kryesore të agjendës së sotme të kësaj seance. Kryetari i Komunës z. Haki Rugova në vija të trasha ka elaboruar këtë raport duke thënë se edhe me Statut ka obligim që kuvendit ti raportojë mbi ecurinë e aktiviteteve që kryejnë organet komunale, por, ai tha se, “ jo vetëm për hir të obligimit ligjor, por se jam i gatshëm, bile edhe në çdo mbledhje të kuvendit, të raportojë për çdo gjë që këshilltarët janë të interesuar, e gjithë kjo që të jemi sa më transparent si për rezultate ashtu edhe për ngecje apo pa rregullsi eventuale”, ka deklaruar z. Rugova.
Këshilltarja nga radhët e PDK-së, i ka bërë vërejtje për mos-përfshirje të Qendrës për Punë Sociale në këtë raport, me çka është pajtuar edhe vetë kryetari se raporti në fjalë dhe ai nga ZLK-ja do të përgatiten dhe do të jenë pjesë e raportit të përgjithshëm.
Kuvendi është pajtuar që të formohet komisioni  për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit Komunal dhe Rregullorës mbi Punën e Kuvendit.
Muaji Gusht, edhe për asambleistët e Istogut do të jetë muaj i pushimeve, kështu ka propozuar  kryesuesi i Kuvendit.
 



Data: 30.07.2010