|
|
Kryetari Rugova, ka pritur komandantin e KFOR-it dhe atė te FSK-sė
“Komuna e Istogut, në fillimin e vitit 2010, humbi njeriun e çmueshëm, kryetarin e komunës z. Fadil Feratin me ç’rast ne u përballem me një varg sfidash, por megjithatë, në komunë, asnjëherë nuk pati vakum institucional. Bashkëpunimi jonë me KFOR-in është në vazhdimësi i shkëlqyeshëm dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Rugova në fjalën e tij. Gjenerali Byhler, gjendjen e sigurisë e vlerësoj të qetë ndërsa përmendi se ai sot kishte prezantuar një ushtrim fushor të FSK-së dhe ishte ndier i entuziazmuar me performancën e ushtarëve të kësaj trupe. Gjenerali Byhler kishte vizituar edhe lokacionet ku janë kthyer familje të komunitetit serb në Zallç me ç’rast ai ishte çuditur pse kompania që po ndërton shtëpitë e tyre, sot në këtë ditë aq të bukur, nuk po punonte ndërsa ne gjithnjë e më tepër po i ofrohemi dimrit.
Data: 24.09.2010 |
Informacionet
![]() |