“Urban plus” prezanton Planin Urban Rregullues tė Banjės

 

“ Ne si hartues të këtij plani, së bashku me Drejtorinë e Urbanizmit që është bartës i projektit, por edhe me Drejtori dhe Sektore të caktuara, planifikojmë të kemi edhe pjesën e konsultimeve me qytetarë, të cilët edhe ata do të japin pikëpamjet e veta, për të parë se cilat janë nevojat dhe kërkesat e tyre për rrethin ku ata jetojnë”, u shpreh në fillim të prezantimit z. Gjinolli.

Në Banjë, pjesën dërmuese e mbulon toka bujqësore, por pa e harruar edhe zonën e pyllëzuar dhe pemishtet si dhe parqet e ndryshme në këtë zonë urbane. Struktura e popullsisë është e koncentruar në qendër të qytetit.
Karakteristikë e Banjës theksojnë ekspertët e planifikimit është se ka vetëm dy raste të banimit kolektiv deri sa pjesa tjetër karakterizohet me banim individual.

“Banja, momentalisht ka 2.240 banorë, ndërsa numri i amëvisnive 409, apo shprehur në përqindje 5.6 anëtarë për familje. 51 % të popullatës e përbëjnë grup-mosha nga 25-60 vjeç. Të ardhurat financiare këto familje kryesisht i realizojnë nga të punësuarit e tyre të afërt me punë të përkohshme në shtetet e huaja” ka shtuar znj. Byci-Jakupi.

Kompania në fjalë së shpejti do të organizojë konsultim edhe me qytetarët e Banjës, me qëllim që Plani Urban Rregullues të dali sa më i kompletuar dhe funksional
 



Data: 13.10.2010